“Meta ka të drejtë”/ Rama braktiset edhe nga OSBE për ‘anti-shpifjen’

Një tjetër shuplakë e rëndë për Kryeministrin Rama dhe planin e tij me paketën “Anti-shpifje”. Pasi Presidenti i vendit Ilir Meta ktheu për rishqyrtim paketën antishpifje të miratuar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, ka ardhur dhe reagimi i përfaqësuesit të OSBE-së për çështjet me mediat, Harlem Desir. Në një deklaratë, Desir shprehet se mbështet vendimin e Presidentit për të kthyer ligjin dhe se është i gatshëm që të punojnë së bashku për përmirësimin e mëtejshëm të kësaj pakete.
Desir thotë se legjislacioni i ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes. “Rivotimi i ligjit do t’u hap rrugë sqarimeve. Ligji duhet të jetë në përputhje me standadet Evropiane”.
Paketa antishpifje u hodh si ide nga kryeministri Edi Rama, i cili me çdo kusht kërkonte mbylljen e disa prej portaleve të cilat kanë qenë në opozitë me të dhe vazhdojnë të jenë. Për shefin e qeverisë, kushdo që kryen një shpifje kundër qeverisë, duhet të dënohet dhe jo vetëm kaq, por ligji i propozuar dhe miratuar prej tij, shkon deri aty sa i jep kompetenca të plota AMA-s të shqyrtojë ankesat e ndryshme, duke e kthyer atë në një gjykatë. Ndërkohë Rama është shprehur se ka pasur dakordësinë 100% të OSBE-së për miratimin e kësaj pakete.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment