Meta mesazh Edi Ramës: Do njoh vetëm 5 qershorin!

0
143


Presidenti Ilir Meta duke folur për diskutimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se ai pret në zyrë vetëm kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Kush përpiqet të godasë atë marrëveshje tha Meta, do jetë fajtor, dhe sipas tij fajtori është vetëm një, as dy e as katër.
“Përgjegjësia do jetë vetëm e një fajtori, nuk do ketë dy fajtorë nëse shkelet marrëveshja e 5 qershorit. Ai për fatin e tij personal do të vërë në pikëpyetje fatin e gjithë shqiptarëve. Të gjithë politikanët duhet të ndajnë interesin kombëtar nga çështjet politike dhe fati personal.
Kështu që çështjet shtetrore dhe interesi kombëtar janë të paprekshme. Kush mendon se e ardhmja e tij është më e rëndësishme se eardhmja e Shqipërisë, duhet të reflektojë. Bën mirë të refklektojë, edhe për pozitën e vetë”, tha Meta.
Më tej, presidenti u tha gazetarëve se nëse “dikush” do përpiqet të barazojë fatin e tij personal me fatin e Shqipërisë, Metës nuk do t’i vijë fare keq.
“Ne sot kemi politikanë që qartazi punojnë hapur kundër interesit kombëtar. Unë pres vetëm kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë. Them të mos kihet frikë nga hapja e listave. Ndryshimet e 2008 ishin fatale për parlamentarizmit tonë.
Nëse dikush do përpiqet të barazojë fatin e tij me fatin e të gjithë shqiptarëve dhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, mua nuk do më vij fare keq për fatin e tij personal”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here