Meta në konferencë për shtyp:Nuk habitem më!/Në 2 mars bashkë kuqezi, në mbrojtje të Kushtetutës!

0
138

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp mesditën e së shtunës, foli dhe për arrestimin e Henri Çilit , ku tha se nuk do të habitej që për shkak të “alert-it të grupit puçist të dëgjonit nesër se zoti Fatos Lubonja apo Artur Zheji janë arrestuar sepse dyshohet se drejtojnë Ndraghetën”.

Ilir Meta: “Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet me organet e drejtësisë. Por, nuk habitem që për shkak të alert-it të grupit puçist të dëgjonit nesër se zoti Fatos Lubonja apo Artur Zheji janë arrestuar sepse dyshohet se drejtojnë Ndraghetën. Nuk do të habitesha edhe nëse të hënën do të thonin se te pallati pranë presidencës janë zbuluar dy persona me koronavirus”, u shpreh Meta, duke iu referuar edhe paralajmërimit të Ambasadës Amerikane që shtetasit e saj të shmangin manifestimin e 2 marsit.

“Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më paqësor, demokratik, gjithëpërfshirës dhe vetëm kuqezi, për të gjithë ata që kanë dëshirë dhe që ndjejnë se zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe duan të mbrojnë Kushtetutën. Jam takuar me drejtuesit e Policisë së Shtetit për të realizuar një manifestim sa më të mrekullueshëm dhe mundësisht të jetë manifestimi me sa më pak policë të angazhuar, pasi ekipi ynë po bashkëpunon shkëlqyeshëm me vullnetarët që duan të sjellin në vend një traditë të re, atë të festës së demokracisë, të triumfit të lirisë mbi tiraninë. Në këtë manifestim do të ketë edhe shtetas të huaj, edhe amerikanë, të cilët kanë ardhur dhe janë duke ardhur”, deklaroi Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here