Meta : Shesin arrestimin e Çilit sikur kanë kapur Toto Rinën , në vend të tij duhet të ishin Gjonaj dhe Dvorani

0
143

Në konferencën për shtyp , presidenti Ilir Meta ka folur dhe për arrestimin e pronarit të UET Henri Çili , ai ka thënë se sot “shesin arrestimin e analistit Henri Çili sikur kanë arrestuar “Toto Rinën” (një nga mafiozët më të mëdhenj në Itali), ndërkohë që për ushtrim të paligjshëm në drejtësi duhet të arrestohet dikush tjetër.
“Shet arrestimin e Henri cilit sikur ka arrestuar Toto Rinon, ndërsa ministria e padrejtësisë shet reformën në drejtësi, kur është kapur me presh në dorë. Nuk mund të ARRESTOHET për ndikim të paligjshëm shefja e ministrisë së Drejtësisë dhe as Dvoranit, por Çili. Për mua nesër ka vetëm një gjë rëndësi, protesta dhe manifestimi të jetë më paqësor, me flamuj kuqezi dhe me mimoza dhe me thirrjet “e duam Shqipërinë si Europa dhe me liri demokraci”,
tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here