Meta/ Te pranohet “Qeveria e Besimit” nga Rama.

0
450

Zhvillime krejt te papritura !

Ne nje konference per shtyp  Ilir Meta kryetari i LSI dhene te henen rreth ores 21 45 nga selia e kesaj partie u shpreh se “Vendi ka nevoje per nje “Qeveri Besimi”, qe te mare persiper zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme duke bere te mundur perfshirjen e opozites ne zgjedhje”.  Meta tha se eshte pro vazhdimit te kualicionit me Partine Socialiste me kushtin qe Edi Rama te krijoje te gjitha kushtet e perfshirjes se opozites ne zgjedhje. Nese opozita nuk mer pjese ne zgjedhje, atehere LSI nuk mund te behet pjese e kualicionit me PS. Sipas kryetarit te LSI-se “nderkombetaret nuk hyjne ne loje nese nuk shikojne tymin te dale lart, dhe tymi nuk del nese nuk ka zjar poshte”.

Ja se cilat ishin disa ceshtjet kryesore te shtruara nga Meta.

E para, kualicioni ne qeverisje me PS do te nderpritet nese nuk i krijohen kushtet opozites per te mare pjese ne zgjedhje.

E dyta, berja e nje “Qeverie Besimi” per zgjedhje te gjithepranuara.

E treta, e  “midis te majtes dhe te djathtes, zgjedh te majten. Midis diktatures dhe demokracise, zgjedh demokracine”.

E katerta, ndryshimi i retorikes nga ana e qeverise ndaj opozites, nuk mund ti kerkohet opozites te heqe dore nga kerkesat e saj.

Me sa duket darka me peshq midis Rames dhe  Metes te Pazari i Ri i Tiranes tregon se eshte aritur marreveshja per te vazhduar kualicionin qeverises, por me kushtet e mesiperme. Per ti dhene opozites besim per zgjedhje te lira, LSI sipas Metes eshte gati te heqe dore nga te gjitha protokollet ministrore dhe parlamentare.

Ne keto kushte duket se Ilir Meta dhe LSI jane te qarte; Pa opoziten nuk do hyje ne zgjedhje. Topi mbetet ne fushen e Rames.

Kur kujtoi tymin dhe zjarrin, Meta la te kuptohet se nese nuk pranohen kushtet e opozites vendi mund te shkoje ne destabilizim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here