Meta thirrje Politikës: Të Bashkohemi Kundër Shpopullimit

0
207

Presidenti Ilir Meta thotë se të gjithë faktorët politikë duhet të angazhohen me politika konkrete për të motivuar të rinjtë që të zhvillojnë karrierën në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mos emigrojnë jashtë vendit.
“Të dashur qytetarë, Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.
Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë!
Shqipëria meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. Koha nuk pret”, shkruan Meta në facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here