Meterologët /Nëntori do jetë me temperatura të larta

0
147

Ndonëse jemi në stinën e vjeshtës sërish temperaturat janë shumë të larta krahasuar me faktin që ndodhemi në fund të muajit tetor.
Gjithashtu ky muaj nuk ka patur reshje dhe koha ka qenë e qëndrueshme. Por si pritet të jetë moti gjatë muajit nëntor?
Sipas meterologëve edhe gjatë muajit nëntor reshjet do të mungojnë.
Reshje shiu nuk kemi patur në Shtator, nuk kemi në Tetor por edhe Nëntori parashikohet mos ketë reshje. Sinjalet thonë që nuk do ketë prezencë të reshjeve madje edhe gjatë Dhjetorit.
Vlerat më të larta të temperaturave kanë arritur deri në 28-29 gradë, ndërsa në ato minimale kanë variuar tek 12-13 gradë celcius.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here