Metodika e re e integrimit hedh ne kosh “Shengenin Ballkanik” te Rames.

0
145

Nga Tritan Shehu
Thelbi i procesit te integrimit europian ngel “merita e secilit vend” ne realizimin e standarteve e kontrolli sistematik i tyre ne etapa nga Komisioni.
Koncepti i inegrimit individual te vendeve vetem forcohet me metodiken e re.
Askund nuk flitet per “integrim kolektiv”, sic kerkon Rama te spekulloje me idene e vjeter e te re serbe te “Jugosllavise se Re”, te cilen ai po na vervit si flamur suksesi edhe nga Washingtoni.
Ne fakt ajo ide “Shengeni” eshte dhe nje teori prej vitesh e atyre qe synojne ta mbajne “Ballkanin Perendimor” jashte BE, qofte per skepticizmin europian te disave ndaj integrimit te tij, qofte per interesa te disa vendeve lindore dominimi mbi kete zone, te gjitha keto diametralisht te kunderta me interesat tona Kombetare e Rajonale.
Edhe sipas metodikes se re ka vetem nje rruge integrimi, realizimi i standarteve europiane nga secili vend, pra koncentrimi total i yne per plotesimin e tyre, pa u degdisur ne shtigje te rrezikeshme deri ne Euroasian, apo qofte edhe pa humbur kohe e energji per te tilla “Unione” sui generis, ndersa per bashkepunimin Rajonal kemi projektet e BE si CEFTA, Procesi i Berlinit etj, te projektuara e kontrolluara nga Brukseli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here