‘Mezhgorani’/ Ja kush është futbollisti i arrestuar (emri)

0
143

Është bërë i ditur tashmë identiteti i personit të 36-të të ndaluar nga policia në mbrëmje, në vazhdimësi të operacionit ‘Mezhgorani’, ku dy netë më parë u ndalua edhe Henri Çili pronari i UET.
Personi i ndaluar në mbrëmje është Aristidh Çoli, banues në Këlcyrë.
25 vjeçari u arrestua në akuzën për “Organizim të lotarive të palejuara”.
Aristidh Çoli, lojtar i ekipit të Këlcyrës, është dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF-së për dhunë.
Ai u arrestua edhe nëntorin e kaluar për goditjen e një lojtari të Maliqit.
Çoli ka rënë në përgjimet e drejtuara nga Prokuroria e Përmetit në kuadër të operacionit “Mezhgorani“ ku deri më tani janë ndaluar dhe proceduar 53 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here