Miliona , elozhe dhe propagande , te gjitha ne nje nate vjeshte ne Gjirokaster

0
166


Ne Odeonin e qytetit te Gjirokastres qe ka mirepritur qindra artiste, mbremjen e djeshme u perdor per te grumbulluar freshiste e rilindas, militante te partise meme, per te diskutuar per projektet qe do ti “ndryshojne” faqen Gjirokastres.
Qellimi i aktivitetit ishte prezantimi i projektit “ Ndertimi i Baypass-it ne qendren historike Ura e Nanxes – Urat e Medha, Dunavat” . Nje projekt qe financohet nga fondet e buxhetit te shtetit ne bashkepunim me Bashkine Gjirokaster dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Zbatimi i ketij projekti sipas bashkise do te zgjidhe perfundimisht problematiken e qarkullimit te automjeteve ne zonen historike, duke e bere ate te aksesueshme per turistet. Ne prezantimin e tij synohej te mernin pjese banore, perfaqesues te biznesit, apo agjensive turistike, etj per te shprehur mendimet e tyre ne lidhje me zbatimin e ketij projekti per qytetin e Gjirokastres por ne fakt veç punonjesve te administratës zor se te kapte syri ndonje banor te thjeshte te qytetit qe nuk mban nje post ne bashki apo institucione te tjera vendore. Vec milionave , dhe elozheve qe permendeshin pa pushim per Ministrin e Bujqesise te pranishem ne degjese dhe kryeministrin , investimet jane vetem fasade . Fjale , premtime te nje fushate parazgjedhore te deshtuar qe dhe vete rilindasit e kane kuptuar se askush nuk i beson me . Aq me teper te cituara nga nje kryetar ilegjitim qe nuk vendosi nje gozhde ne Gjirokaster ne nje vit .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here