Milot-Fier një tjetër rrugë me pagesë, miliarda euro në duart e rilindasve

0
142

Qeveria ka hapur garën për projektin e rrugës Milot-Fier pjesë e ‘Korridorit Jonian’, një investim me vlerë 1.2 miliardë euro.
Ky aks pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026, ndërsa lëvizja e mjeteve do të jetë me një shpejtësi 130km/h. Krahas rrugës së Kombit, edhe kalimi në këtë autostradë do jetë me pagesë.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se aksi Milot- Fier do të jetë me pagesë por do të ketë dhe rrugë pa pagesë me kushte të tjera dhe mundësi të tjera.
Ai thotë se koncesioni i rrugës kap vlerën e 1.18 miliardë euro .

” Një aks rrugor për ëndrrat, shpresat e premtimet, e të gjitha viteve, ndonëse u shfaqën në vitet e pluralizmit. E kemi shpallur ambicien për Korridorin blu. Korridori blu është vendosur në tryezën e procesit të Berlini, është kthyer në prioritet për procesin e Berlinit.
Ne hodhëm një hap, dhe bëmë një fakt që edhe në vende të tjera në rajon kanë bërë, duke mos pritur në pafundësi, dhe në atë hap zgjodhëm PPP, si një mekanizëm financimi për 2 pjesë të korridorit, që kanë rëndësi strategjike brenda, Milot- Balldrenin dhe Milot- Fier. ”- tha Rama.

Balluku thotë se kjo rrugë do të përshkruhet për 75 minuta dhe do të lehtësojë qarkullimin e brendshëm, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.
“115 kilometrat e tij do të përshkruhen për jo më shumë se 75 minuta. ky segment do të jetë me pagesë, ndërkohë që do të shkurtojë shumë kohë për qytetarët. Gjithsesi do të ketë edhe një rrugë alternative, ku qytetarët mund të kalojnë pa pagesë. Në total do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro. Dokumentacioni i plotë do të jetë gati sot në mesditë maksimumi, në faqen zyrtare të APP-së. Sipas projektit shpejtësia minimale për lëvizjen në këtë aks rrugor do të jetë 90km/h, ndërsa ajo maksimale do të jetë 130 km/h. Segmenti Milot-Fier, është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kjo do të jetë një rrugë me standardet më të larta,” – tha Balluku ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here