Minishengeni Ballkanik, Kurti ia thotë troç Ramës: Dua makroshengenin ndërmjet shqiptarëve!

0
127

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Shqipërinë në një takim zyrtar. Ai është pritur nga Edi rama ku të dy kanë mbajtur edhe një konferencë zyrtare.
Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka përmendur minishengenin Ballkanik, për të cilin ai është kundër, por kurrsesi Rama.
Kurti theksoi se takimi i parë është më mirë për makroshengenin ndërmjet Shqipërisë edhe Kosovës sesa për minishengenin Ballaknik ndërmjet vendeve të rajonit.
Kjo la të kuptohej se makroshengeni ndërmjet shqiptarëve është më i rëndësishëm se ai Ballkanik.
Kurti u shpreh:
Ky ishte takimi i parë ka dhe shumë tema që do të trajtojmë në të ardhmen. Kjo ishte një temë që trajtuam shkurtimisht meqë takimi ynë i parë ishte më parë për makroshengenin shqiptar sesa për minishengenin ballkanik.”
Ndërkohë Rama iu përgjigj se pa minishengenin Ballkanik, nuk ka makroshengen ndërmjet shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here