Ministria e Shëndetësisë publikon urdhrin për rregullat këtë fundjavë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin që përcakton lëvizjet e qytetarëve për këtë fundjavë dhe aktivitetin e bizneseve.
Njoftohet se , ditën e shtunë dhe ditën e diel, deri në orën 10:00, do të lejohet të lëvizin pensionistët. Prindërit me fëmijë deri 14 vjeç do të lejohen të lëvizin gjatë këtyre ditëve pas orës 11.
Bizneset do të lejohet të qëndrojnë të hapura ditën e shtunë deri në orën 21:00 ndërsa të dielën të gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura
Urdhri i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë
Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fundjava do të jetë e kufizuar. Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.
Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.
Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e dielë, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment