Ministria njofton kushtet e reja për të hyrë në Greqi

0
143

Si shume shtete evropiane dhe Greqia ka ndryshuar masat anti-Covid si përpjekje për të frenuar shifrat në rritje. Ministria e Jashtme ka njoftuar rregullat e reja që duhet të plotësojnë shqiptarët për të hyrë në shtetin helen.

Të gjithë qytetarët duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi. Gjithashtu duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit që duhet të përfshijë emrin e personit, llojin e vaksinës, numrin e dozave dhe datën në të cilën ato janë dhënë.https://7b1570eb8da9e37df2284545ef44873a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Nëse nuk janë të vaksinuar duhet të kenë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë ose duhet të bëjnë një test të shpejtë (rapid test).

Ministria bën me dije se pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë 24 orë, ndërsa ajo e “Tre Urave” funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here