Ministrja e Jashtme e pohon: Kosova nuk ka marrë ftesë zyrtare për t’iu bashkuar “Open Balkan”

0
240

Kosova nuk është ftuar zyrtarisht për t’iu bashkuar nismës ‘Ballkani i Hapur’”. Kështu deklaroi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

“Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka marrë një përshkrim se çfarë është iniciativa ‘Ballkani i Hapur’. Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka marrë ftesë zyrtare për të marrë pjesë në takime të tilla. Gjithçka që dëgjuam janë deklarata publike”, tha Gërvalla, raporton EURACTIV.

Ministrja e Jashtme thekson se “Kosova nuk ka nevojë për alternativë për të zëvendësuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ne kemi nevojë për alternativa të tilla që janë më shumë fjalë sesa oferta serioze.”

Tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Bosnjë-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi e kanë refuzuar pjesëmarrjen në “Ballkanin e Hapur”.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, nga ana e tij, tha në fund të nëntorit se nisma e Ballkanit të Hapur nuk do të kishte sukses nëse nuk përfshinte “të gjashtë vendet” e Ballkanit Perëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here