Mjekja nefrologe del në pension, ish drejtori i spitalit Gjirokastër, ka humbur çdo ndjenjë humanizmi

0
337

Pas daljes në pension të mjekes nefrologe Figali Bashari ka reaguan edhe ish drejtori i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Armand Mamani. Ai ka vlerësuar kontributin e paçmueshëm të mjekes Bashari dhe nevojën e eksperiencës së saj në këtë spital si dhe ka kërkuar ripërsëritjen e kërkesës së spitalit Ministrisë së Shëndetësisë pasi siç thotë Mamani, “doktoresha i duhet spitalit dhe jo spitali, doktoreshës”.

Reagimi i plotë i ish drejtorit Mamani

Duke pare reagimet pas ndalimit të punes se doktoresh Figali Bashari-Kobuzi nuk mund te qendroj indiferent pas eksperiences qe kam patur ne ate spital.

Shpesh kur bisedonim me mjeket e vjeter diskutonim se ç’do ndodhte 5 vjet me vone (3 kanë kaluar) kur dilnin në pension pothuaj të gjithë mjeket kryesore te spitalit. Te gjithe te shqetësuar por nga brenda e dinim që këta mjeke do te vazhdonin te punonin edhe pas daljes ne pension dhe kjo na jepte pak qetesi.

Kam kerkuar nga Ministri atehere vazhdimin e punes se disa mjekeve dhe u aprovuan pothuaj te gjitha, pervec nje kerkese, e bere per nje mjek te nje specialiteti qe ishte i plotesuar me tre mjeke te tjere. Prandaj mendoj se largimi i nefrologes se Spitalit pavarsisht se ka dale ne pension eshte nje gabim i madh.

Degjova se ne Spital ka ardhur mjeke e re specialiste nefrologe. I uroj asaj, pune te mbare me gjithe shpirt dhe Spitalit qe ajo te qendroje sa me gjate, por ajo vetem nuk e perballon dot punen e Spitalit. Eshte pavioni, eshte poliklinika, eshte dializa, po jane edhe urgjencat per tu trajtuar nga kjo mjeke dhe sigurisht jane shume. Shume eshte edhe per nje kamarier qe punon pa dite pushimi e jo pastaj me keto pergjegjesi per jete njerezish.

Doktoresh Figua e bente me sakrifice, me vetmohim, por prania e nje mjeku tjeter nefrolog nuk ishte asnjehere e tepert dhe ajo gjithmone e ka kerkuar nje te tille. Nga ana tjeter vetem per sakrificat e asaj gruaje qe ne shtepi mblidhej zakonisht vetem pak ore te drekes dhe naten vone respekti duhet ti tregohet pre ti dhene sado pak vleresim.

Ka ne Spital mjeke te dale ne pension para shume vitesh, disa te vetem e disa mjek i dyte, dhe shume mire bejne per ta mbajtur ne kembe ate Spital, prandaj largimi i Figos te le nje shije te hidhur pasi nuk ta mbush mendjen se eshte bere per te mire te Spitalit apo te njerezve. Ne nje vend shkruhet per prapavije politike por vertet nuk besoj se ka arritur deri ketu politika, po nese eshte e vertete, ai/ata qe e bejne kane humbur cdo ndjenje humanizmi.

Duke mos e besuar kete te fundit do ti jepja keshillen se pari Drejtorit te Spitalit ta riperserise kerkesen me qellim rishikim te urdherit te Ministrit dhe te gjithe atyre qe mund te ndikojne qe ky problem te mbyllet ta japin kontributin e tyre se nuk i duhet Spitali doktoreshes por i duhet doktoresha Spitalit dhe ne te gjitheve.
Jam i nderuar qe e kam mikeshe!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here