Mjeku: Testet e shpejta edhe në vende si Shqipëria, superiore ndaj tamponit

0
139

Mjeku Ilir Alimehmeti njëkohësisht Zv. Dekan i fakultetit të mjekësisë e ka konsideruar shumë pozitiv aprovimin e testeve të shpejta të antigjeneve nga OBSH një ditë më parë. Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ai thotë se testet e shpejta janë superiore ndaj tamponit, kjo jo vetëm për faktin që rezultati del për 15 -30 minuta, por edhe se sensitiviteti i testit është 80-90% krahasuar me tamponin, ku sensistiviteti është 70-80%.
“Shume lajm i mirë miqtë e mi! Testet e shpejta te antigjeneve te SARS-CoV-2 jane gati! Ky është hapi i rradhes me gjasat me te larta për t’u hedhur dhe është plani më realist në afat të shkurtër”, shkruan mjeku duke listuar më tej avantazhet e testeve të shpejta përkundrejt tamponit. Gjithashtu mjeku bën të ditur faktin se 120 milionë teste janë ndarë veç për shtetet me të ardhura të ulëta ose të mesme, si Shqipëria.
✅ Perparesite e testeve te shpejta:
? Rezultati del ne 15-30 minuta;
? Kostoja eshte 3.9 euro ose me pak;
? Sensitiviteti eshte 80-90%;
? Mund te kryhen ne cdo ambjent;
? 120 milione teste jane ndare veç per shtetet me te ardhura te uleta ose te mesme, si Shqiperia.
✅ Aprovimet e emergjences nga OBSH-ja:
? SD Biosensor (Kore e Jugut) ka marre aprovimin ditet e fundit
? Abbott (SHBA) ka shume gjase ta marre aprovimin se shpejti
? Asnje test i meparshem ne perdorim nuk e ka pasur kete certifikim dhe ne fakt po nxirren nga perdorimi.
Testi do t’i ngjaje testit te shtatzenise, por kuptohet qe materiali biologjik qe perdoret ne kete rast eshte nje pike gjak.
‼Disavantazhet e RT-PCR (“tamponit”):
? Rezultati del 12 ore deri ne disa dite me vone;
? Kostoja eshte rreth 35 euro, ndersa ne treg shkon rreth 100 euro;
? Sensitiviteti eshte 70-80%;
? Kerkon laboratore te sofistikuar.
Praktikisht, testet e shpejta te antigjeneve jane superiore ndaj “tamponit” ne te gjitha kriteret e mesiperme.
Forca miq!
Shkenca ecen perpara vazhdimisht!
Jepini kohen e duhur duke u ruajtur nderkohe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here