Mos hapja e negociatave dhe ndikimi i saj në ekonominë e vendit

0
175

Pasojat më të mëdha që Shqipëria ka nga JO-ja e Brukselit bien mbi ekonominë. Zhgënjimi nga mos hapja e negociatave për integrimin europian, rrezikon të nxisë një shkallë më të lartë rënie konsumi dhe investime. njëkohësisht shkalla e lartë e zhgënjimit do të ushqejë një largim më të madh të shqiptarëve drejt vendeve të bashkimit europian me të drejtën e tyre për të gjetur një jetë më të mirë. Nga kjo gjendje kostoja e parasë në ekonomi mund të rritet, primi i riskut nga agjencitë e eksportit nga vendet nga vijnë investitorët e huaj mund të rritet duke e bërë Shqipërinë më pak konkurrues për të thithur investimet e huaja për të cilat kemi aq shumë nevojë . Shqipëria ka nevojë për reforma të reja më të forta dhe efikase nëse dëshiron që të hyjë në BE.Tani cdo gjë kërkon dyfish punë dhe ligje të forta në ndryshim nga ajo cka qeveria Rama ka realizuar deri tani ,ku rezultati i tyre u dukë qartë nga Jo-ja e BE-së .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here