Mos i ngateroni me dashje, egjiptianet dhe romet jane dy kultura te ndryshme…

0
200

Ne nje postim ne faqen e tij ne facebook, nen/kryetari i keshillit te bashkise Gjirokaster Gramoz Braho shprehet se ne mbledhjen e keshillit te bashkise diten e marte me 26 mars, i ka bere thirrje keshilltareve te mos bejne diferencen midis komunitetit rom dhe atij egjiptian sepse perfaqesojne dy kultura te ndryshme, e vetmja pike qe i bashkon eshte politika sociale qe duhet te aplikohet per integrimin e tyre…

Ndiqeni postimin e tij:

“Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku diskutuam për ” Planin Social në Bashkinë e Gjirokastrës”
Një nga problemet që ka shqetësuar opinionin dhe institucionet ka qënë njohja e pakicës egjiptiane dhe asaj rome si dy kultura të ndryshme!
Të nderuar, janë dy kultura të ndryshme, mjaft me përgjithësime, e vetmja gjë që këta i bashkon është politika sociale që aplikohet për integrimin e këtyre pakicave.
Kemi lobuar që brenda këtij plani të përfshihen dy pika:
1. Ngritja e një zyre sociale për pakicat ( Egjiptiane, Rome, Vllahe, Greke dhe çdo pakicë tjetër në Republikën e Shqipërisë)
2. Përfshirja e V.K.M.-së nr. 1072, datë 23.12.2015 “Plani strategjik për komunitetin egjiptian dhe rom, integrimi i këtyre komuniteteve”
Të nderuar qytetarë të jesh pjesë e një pakice dhe të përfaqësosh interesat e tyre por edhe të ç’do qytetari në Gjirokastër nuk do të thotë të jesh ndryshe nga të tjerët por të mendosh ndryshe për zgjidhjen e problemit.
Jam pjesë e pakicës egjiptiane në Shqipëri dhe kjo më bën krenar, mbi të gjitha më jep përgjegjësi ta dua vendin ku jetoj të punoj për veten dhe mirqënien e vendit të flas për problematikat dhe mbi të gjitha kam të drejtën legjitime të mbroj kulturën, traditën dhe ç’do vlerë tjetër kulturore apo intelektuale të kësaj pakice.”

L’image contient peut-être : 4 personnes, personnes assises

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here