MOS IA VIDHNI GRETËS FËMIJËRINË !


Nga Telnis Skuqi/
Të punosh në gazetari nuk është e lehtë, sidomos ku lajmi është në syrin e ciklonit dhe punon si korrespodent.
Ishte fund nëntori i vitit 2009.
Opozita e atëhershme kishte 6 muaj që bërtiste “Hap kutitë ose larguhu”, ndërsa presioni ndërkombëtar ishte në rritje ndal liderit të atëhershëm, sot Kyreministër i Shqipërisë, Edi Rama.
Në një ditë të bukur nëntori, në qytetin e Gjirokastrës erdhi për një vizitë dyditore ambasadori i SHBA në Tiranë, John Ëithers.
Të gjithë reporterët e jugut kishin në mendje vetëm një pyetje: – A do të bëj persion misioni ndërkombëtar që të detyroi PS të kthehen në Kuvend?
Fatkeqësisht atëherë unë nuk dija asnjë fjalë anglisht. Isha një zero me bisht përpara kolegëve të mi që ishin pak anglishtfolës.
Atëherë punoja si korrespodent i ATSH.
Të gjithë korrespodentët e jugut e keqinterpretuan deklaratën e tij dhe budallallëku i tyre morri udhë.
«Opozita në kthehet në Kuvend, aty është roli i PS», raportuan reporterët, duke cituar ambasadorin.
Në fakt, «anglishtfolësit» e jugut jo vetëm që kishin keqintepretuar deklaratën e tij, por mua më gjeti belaja.
ATSH-ja donte raportin tim.
Ata ushtruan shumë presion që unë të bëj të njëjtën gabim si kolegët e mi anglishtfolës gjirokastritë.
Pavarësisht presionit të lartë, unë nuk ia lejova vetes të gaboja. Isha gati të rrezikoja vendin e punës, si dhe beneficet që përfitoja si korrespodent i jugut të vendit. Fatmirësisht isha reporteri më i paguar nga kolegët e mi, madje isha i vetmi korrespodent që isha i siguruar.
Në gazetari vihet në praktikë një shprehje: – Nëse ti nuk je i sigurt për lajmin, mos e shkruaj kurrë.
I gjetur përpara presionit të lartë për të bërë një raport që unë nuk ndihesha i sigurtë, telefonova kolegun tim të «Zërit të Amerikës», Rajmond Kola.
Ai më sqaroj saktësi se çfarë kishte deklaruar ambasadori dhe vendosa që unë nuk ndiqja “anglishtfolësit” e mi.
Pas dy ditës, Ambasada e SHBA u detyrua të nxjerrë një komunikatë shtypi për të përgenjeshtruar lajmin e publikuar nga pothuajse të gjitha mediat, ndërsa ATSH dhe unë ishim në të drejtën tonë të kapardiseshim.
E tregova këtë detaj, sepse prej 72 orësh mediat qëndrore po transmetojnë Gretën, një vajzë 16 vjeçare nga Suedia, e cila fatkeqësisht po keqpërdoren nga mediat primitive.
Këtu ku jetoj unë, norvegjezët anglishten e kanë në majë të gjuhës, ndërsa Greta për ta është vetëm një fëmijë dhe nuk kanë transmetuar asnjë deklaratë të saj.
Shkurt fare: Norvegjezët nuk duan t’ia vjedhin fëmijërinë e saj, ndërsa mediat shqiptare mezi presin Gretën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment