Mot i pazakontë në nëntor ,temperatura të larta dhe reshje të pakta shiu

0
158

Sipas sinoptikanëve muaji nëntor do të jetë i thatë dhe kjo nuk është një shenjë e mirë.
Reshjet do të mungojnë edhe gjatë muajit nëntor ndërsa temperaturat do të jenë të larta për sezonin e vjeshtës. Reshje do të ketë vetëm në zonën Perëndimore megjithatë nuk parashikohen përmbytje. Herë pas here do të ketë edhe vranësira të pakta. Më e thatë do të jetë zona Juglindore e cila do të ketë vetëm 40% reshje shiu, një rënie e ndjeshme nga viti i kaluar. Kjo situatë parashikohet të jetë e rrezikshme pasi muaji nëntor duhet të jetë i lagësht ,kjo sipas meteorologëve.
Edhe dy muajt e parë të vjeshtës nuk kanë pasur reshje shiu dhe kryesisht kanë mbizotëruar ditët me diell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here