Moti i keq godet Francën, 100 mijë shtëpi pa energji elektrike

0
164

Në rajonin jugperëndimor të Nouvelle Aquitaine, në Francë, pas kalimit të stuhisë “Fabien”, rreth 100 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.
Mësohet se stuhia “Fabien” po kalon mbi ishullin e Korsikës me erëra të fuqishme dhe shira të furishëm.
Sipas bilancit të bërë nga prefekturat respektive, deri tani stuhia nuk ka shkaktuar viktima apo dëme të mëdha materiale.
Në Korsikë, erërat kanë kaluar shpejtësinë 206 kilometra në orë në Capo Sagro, ndërsa në qytetin Ajaccio është mbyllur aeroporti dhe janë ndalur tragetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here