Moti i keq/ Policia kufitare e Kakavijes me njoftim zyrtar ja kush lejohet te kaloje drejt Greqise

0
139

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

Stacioni i Policisë Kufitare Kakavije:

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here