Moti i keq, probleme me energjin elektrike ne disa zona te qarkut Gjirokaster

Prurjet e medha te lumit Drino kane demtuar nje nga shtyllat te tipit kullë 35Kv qe furnizon Nst Grapsh per kete arsye ka mbet pa energji elektrike zona e Dropullit te siperm dhe te Poshtem fshatrat si Dervician , Grapsh Hllomo, Bodrishte etj.
Grupet e eleminimit te avarive te tensioneve te larta po bejne nje vleresim te situates ne menyre qe te nderhyjne ne rrjet dhe te furnizojne normalisht me energji elektrike nenstacionin e Grapsh.
Nderprerje te energjise elektrike ka patur ne fshatrat si Tranoshishte, Gjat dhe Karjan ne njesine admnistrative Lunxheri por me intervale.
Ne njesin admnistrative Cepo, ne fshatin Zhulat , Kardhiq dhe Taronine, gjithashtu ne Kolonje e Picar ka pas nderprerje dhe eshte dashur nderhyrja e grupit te oshee.
Ne Libohove ka pas nderprerje disa ore ne fshatin Bulo per shkak te reshjeve intensive.
Ne Tepelene ka nderprerje ne fshatrat Anevjose, Becisht , Buze, Krahes, Zhulaj ,Zhapokike. Ne Memaliaj ne fshatin Kashisht .
Ne Kelcyre nuk ka patur probleme ndersa ne Permet ne fshatrat si Frasher , Grabove raportohet se ka pas nderprerje me furnizimin me energji elektrike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment