Moti në një javë, reshje shiut dhe temperatura të larta

Sipas Meteoalb, deri në mesjavë moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit, por kryesisht në zonat Lindore.

Pjesa e dytë e javës sjell fuqizim të vranësirave në Shqipëri si edhe shira më të konsiderueshëm, që herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

E hëna mbetet me kthjellime gjatë paradites, por vranësira të shpeshta sjell pasditja në zonat Lindore ku priten shira të përkohshëm.

Dita e martë dhe e mërkura vijojnë në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herëpashershme, më të dukshme gjatë pasditeve, duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten duke variuar nga 9 – 10°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në Juglindje deri në 31 – 32°C, maksimumi i mesditës në zonat e ulëta.

E premtja dhe në vijim do ketë rënie me 2 – 3°C të vlerave termike, maksimumi pritet të shënojë 27 – 28°C.

Pjesa më e madhe e Europës do të përjetojë temperatura të larta deri në fund të muajit Prill 2018. Në Europën Juglindore dhe rajonin e Ballkanit do të shënohen temperatura mbi 33°C.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment