Moti në vend ,alternime vranësirash dhe kthjellimesh

0
138

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, më tepër prezente pas orëve të mesditës.

Prej orëve të pasdites, moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Deri në orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale. Reshjet ndërpriten pas orëve të drekës në të gjithë territorin.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje, 1-8m/sek, hera herës me rrahje në bregdet deri në 10-15m/sek , duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8 -1.8 metër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here