Mrekullia e portierit, i jep barazimin Luftetarit

0
160

Kamza dhe Luftëtari e mbyllën pa gola, sfidën mes tyre të vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore. Pjesa e parë u pa e luftuar në fushë, ndërsa ekipet patën pak raste të pastra për të gjetur rrugën e rrjetës.Në të dytën, ishte skuadra e Ahmatajt ajo që kërkoi më shumë fitoren. Zguro apo edhe lojtarë të tjerë, goditën disa herë drejt portës mike, por pa gjetur golin. Rastin më të mirë e kishte serbi Racic, që pasi fitoi vetë një penallti, kërkoi ta kthente vetë në gol, por portieri grek bëri mrekullinë duke e ndalur. Deri në fund nuk pati më raste flagrante, dhe skuadrat e mbyllën me rrjeta të paprekura. Nderkohe pas ndeshjes traineri i Luftetarit Hasan Lika u shpreh se-bIshte rezultat pozitiv, na kënaq për ecurinë e skuadrës. Ishte ndeshje e vështirë, kundërshtari luftonte për mbijetesënb ndaj dha gjithçka. Skuadrat ishin të penalizuar nga mungesat. Ne nuk ishim në ditët më të mirë. Mund ta kishim ndëshkuar kundërshtarin por mund të na ndëshkonte dhe ai. Pas kesaj jave, Luftetari vazhdon te jete ne vendin e trete ne renditje, ku javen e ardhme do te perballet ne fushen e vet Partizanin e vendit te katert.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here