MSH: 134 raste të reja me Covid-19, 100 pacientë të shëruar

0
147

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit përsa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktima ndërsa janë kryer 852 testime, nga të cilat 134 kanë rezultuar pozitivë.

Ditën e sotme janë shëruar 100 pacientë, duke e çuar në 7239 numrin e përgjithshëm të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Situata në spitale vijon të mbetet e qendrueshme. Në dy spitalet Covid janë të shtruar 186 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 5 në intubim.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si mëposhtë:

61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here