MSH: 168 raste me Covid-19

0
140

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 168 raste të reja. Mësohet se janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .
COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 168
Të shëruar ne 24 orë 94
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 943
Testime totale 98646
Raste pozitive 15399
Raste të shëruara 9500
Raste Aktive 5479
Humbje jete 420

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here