MSH konfirmon nje viktime nga Covid 19 ne Gjirokaster

0
116

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Gjatë ditës së fundit janë kryer 603 testime dhe janë konfirmuar prej tyre 140 raste të reja. Ndërsa numri i të shëruarve raportohet të jetë 101.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalet Covid në vend janë momentalisht të shtruar 124 persona, prej të cilëve 18 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46-vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve,” deklaroi MSH.
Numri i viktimave shkon në 205, 100 prej tyre janë nga Tirana. (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here