Muaji Prill nis me diell e rritje temperaturash, ja parashikimi dhjetëditor

0
169

Prilli duket se do ta lejë pas dimrin duke i dhënë më në fund hapësirë pranverës. Por si do të jetë parashikimi i motit për ditët e para të kësaj jave?

Sipas Meteoalb orët e para të së hënës, dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në Veri-Verilindje, por pasditja fuqizon kthjellimet në të gjithë vendin.

Dita e martë, vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e vona të pasdites kur vranësirat bëhen më të dukshme në territor.

E mërkura, gjatë gjithë ditës paraqitet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Era deri të mërkurën do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Temperaturat e ajrit me rënie të lehtë mëngjesin e së hënës, por rritje me të paktën 2°C gjatë mesditës.

Rritja do të vijojë të martën dhe të mërkurën duke variuar nga 6°C mëngjesi më i freskët në zonat malore deri mbi 28°C, në orët e mesditës, zonat Perëndimore.

Moti me diell pritet të na shoqërojë gjithë dhjetëditëshin e parë të muajit Prill.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here