Muçi i famshëm, komisioner në zgjedhjet e LSI

0
759

 

14907594_1148721075208608_2778129653658114602_n-copyMuçi i famshëm, komisioner në qendrën e votimit të LSI në Gjirokastër. Personazhi mjaft i njohur nga të gjithë gjirokastritët, Muçi i cili njihet nga shumëkush për vecantinë e karakterit, si dhe për tifozerinë besnike që ka ndaj Luftëtarit, ka zbuluar se cfarë bindjesh politike i përshtaten. Ai ka qenë sot tok me komisionerët e qendrës së votimit në Zyrën Elektorale të Vangjel Tavos në katin e parë të Hotel “Cajupi” në Gjirokastër. Fotografitë, janë hedhur në rrjetin social Facebook, nga LSI Gjirokastër gjatë momentit të votimit të anëtarëve të kësaj force politike për të zgjedhur kryetarin me parimin “një anëtar, një votë”. Sic po shihet, Muçi, qëndron pranë kutisë së votimit duke marrë rolin e komisionerit të LSI. Pra rrjedhimisht, Muçi i famshëm që njihet nga të gjithë, u “rrëmbye” më në fund nga LSI. Nuk dihet ende se cfarë pazari i është ofruar Muçit nga LSI që të bëhet pjesë e saj. Me siguri në ditët në vazhdim, do të mësohet pozicioni i tij në bashki apo institucionet që drejtohen nga LSI në Gjirokastër. Dhe deri atëherë jugunews.net i uron Muçit suksese në sfidat politike dhe LSI-së, anëtarësime të tilla paci përgjithmonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here