Mushmolla ,fruti i shëndetshëm që gjendet rëndom në Shqipëri

0
468

Mushmolla është një frut shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut,e cila gjendet rëndom në vendin tonë .Mushmolla është një produkt me të cilin ne mund të përgatisim marmelatë dhe çaj, e njohësit, e mjekësisë popullore thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.

Është një frut, i cili sugjerohet dhe kundër marramendjeve, infeksioneve të gojës e madje mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme, i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here