Mustafaj: Në PD nuk ka përcarje

Ish kreu i diplomacisë shqiptare në vitet 2005-2007 dhe publicisti Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e televizionit News 24, ka komentuar situatën paktuale politike në vend si dhe ka hedhur dritë mbi zërat për përçarje të mundëshme brenda partisë më të madhe opozitare në vend.

Mustafaj ka thënë se brenda PD-së nuk ka përçarje, por zërat kundërshtarë i ka quajtur si pasurim të debatit brenda partisë.

Këto zëra e pasurojnë debatin brenda PD, do doja të kishte më shumë zëra të tillë. Nuk ka çarje të Partisë Demokratike. Por tani është vonë të bëhet debat, duhet të ishte bërë më herët, për një strategji më të mirë”, – deklaroi Mustafaj.

Po ashtu ai ka thënë se kreu i PD duhet të bëjë mirë llogaritë dhe strategjitë për protestën e së shtunës së 13 majit, pasi sipas tij Basha ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje në 18 qershor por nuk ka treguar se si do të arrihet kjo gjë.

Basha ka deklaruar se nuk do ketë zgjedhje më 18 qershor por nuk ka treguar si do pengohen, por duke filluar nga protesta e të shtunës, Basha duhet të tregojë planin që do ndjekë PD për të penguar realizimin e zgjedhjeve.

Por përderisa do jenë protesta paqësore, besohet se zgjedhjet do të ndodhin. Basha duhet të bëjë një analizë për impaktin në opinionin publik të kësaj proteste e strategjie. Duhet të përpiqet me të gjitha mjetet që strategjia e tij duhet të bëhet kauzë e opinionit public-tha Besnik Mustafaj gjatë intervistës.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment