Mutacionet e COVID-19/ Franca mbyll kufinjtë me vendet jashtë BE

Franca mbyll kufinjtë për të gjithë personat që vijnë nga jashtë Bashkimit Europian, për shkak të mutacioneve të reja të koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri francez Jean Castex, i cili thekson se këto kufizime të ashpra po merren për të shmangur një tjetër karantinim të qytetarëve francezë.
Nga e diela, të gjitha udhëtimet, përveçse atyre më të rëndësishme, do të ndalohen. Gjithashtu kërkesa për testin e COVID ndaj udhëtimeve brenda vendeve të Bashkimit Europian do të vijoj të jetë e vlefshme, transmeton BBC.
Sipas kryeministrit Castex policia do të vijojnë të jetë në gatishmëri, ndërkohë që masat e marra më herët për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë ende në fuqi.
Kujtojmë që numri i të infektuarve nga virusi në Francë vijonë të mbetet i lartë, edhe pse masat e marra kundër përhapjes së tij kanë qenë gjithë kohën në fuqi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment