Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë grevë urie, kundërshtojnë çmontimin e rafinerisë

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë këtë të premte, ndërsa kanë paralajmëruar që nëse do të vijojë çmonitimi i uzinës ata do të futen në grevë urie.

Ata kanë tentuar të futen në brendësi të uzinës, ndërsa vijonte çmontimi i materialeve për t’i dërguar për skrap, por janë ndaluar nga punonjësit e policisë.

I pranishëm në protestë ishte edhe kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj.

Për Dautaj, urdhri për vendosjen e sekuestros konservative e ndalon demontimin e uzinës dhe për këtë i janë drejtuar me një denoncim edhe komisariatit të policisë Mallakastër.

Kujtojmë që prej disa ditësh ka nisur demontimi i rafinerisë së naftës në Ballsh, ndërsa nga ana tjetër, naftëtarët kërkojnë rivendosjen e saj në punë dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar nga qeveria.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment