Naftëtarët i përgjigjen Ramës: Greva vazhdon, të presim në këtë shesh

0
143

Pas deklaratës së Edi Ramës për naftëtarët dhe grevën e tyre, ka ardhur edhe reagimi i naftëtarëve.
Ata nuk përjashtojnë dialogun për problemin e tyre, por nuk janë dakord që të ndërpresin grevën e urisë.
Ata e shpjegojnë këtë mos-ndërprerje duke thënë se kanë tentuar disa herë takimin me qeveritarët, por gjithmonë nuk kanë marrë një përgjigje.
Njeri nga naftëtarët tha për mediat se e presim Edi Ramën këtu në këtë shesh në atë dhomë kur prej 7 ditësh gratë naftëtare janë ngujuar në grevë urie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here