Naftëtarët nuk marrin zgjidhje, u rikthehen protestave para Rafinerisë në Ballsh.

0
147


Naftëtarët e Ballshit nuk kanë gjetur zgjidhje, kësisoj u janë rikthyer protestave para Rafinerisë së Naftës.
Pas protestës së zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë, para ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, naftëtarët janë ngritur sërish sot në protesta në Ballsh, para Rafinerisë.
“S’kemi gjetur zgjidhje, jemi në mes të 4 rrugëve. Duam pagat”, ka thënë një nga protestuesit.
Naftëtarët kërkojnë të marrin rreth 20 paga që nuk u janë dhënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here