Nami sot me arrestime nga Policia e Gjirokastrës, mësoni emrat

Arrestohen në flagrancë tre persona për drejtim automjeti në gjendje të alkoolizuar dhe pa leje drejtimi.

Aristotel Shkurtaj 39 vjeç banues në Gjirokastër, është arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore teksa ishte duke drejtuar një motocikletë në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije. Rrugorëve u ka tërhequr vëmendja shpejtësia e madhe e mjetit e më pas humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit. Policia rrugore zbuloi se Shkurtaj drejtonte motocikletin tip Kavasaki me targa S735NRB në gjendje të dehur dhe për më tepër pa leje drejtimi.

Pa kaluar ora, një tjetër rast është shënuar në aksin sekondar Sofratikë-Libohovë ku 21 vjecari Vasil Stamo nga zona e Dropullit, është arrestuar pasi drejtonte një automjet në gjendje të dehur. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se Stamo ishte duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” me targa AA 437 BV teksa humbi kontrollin dhe si pasojë ka rënë në kanalin përbri duke pësuar dëmtime të lehta. Pas kësaj, ai është larguar nga vendngjarja, mirëpo u identifikua dhe u prangos.

Ndërsa rasti i tretë, i përket një adoleshenti në fshatin Luzat të Tepelenës.

M.D. u kap duke drejtuar një automjet tip “Ford Mondeo”, me targa BK266YD. Rrugorët e kanë arrestuar pasi adoleshenti, përvecse nuk kishte leje drejtimi, mjetin që e drejtonte, nuk ishte i pajisur me dokumentacion. Materialet në ngarkim të këtyre personave, i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment