Nami sot tek Bashteja e Teqesë, superkoncert me yjet e muzikës shqiptare dhe DJ

0
201

Volumi i aktiviteteve dëfryese për qytetarët gjirokastritë po vijon me intenistet të lartë në këto ditë korriku. Bashkia e Gjirokastrës po investon dukshëm në gjallërimin e aktiviteteve artistike me sfond argëtues për banorët vendas të cilët në këto ditë të nxehta të argëtohen përmes eventeve.

Mbrëmjen e sotme në Odeonin tek Bashteja e Teqesë, një koncert i madh është parashikuar të mbledhë mijëra gjirokastritë falë edhe emrave të njohur të turbofolkut shqiptar dhe muzikës alternative si Ylli Baka, Stresi, apo dhje dy DJ të famshëm si FlorBana dhe dhe Boocky të cilët janë më të kërkuarit sot për sot.

Ajo cfarë e bën edhe më sinjifikues këtë aktivitet, është se të ardhurat e mbledhura nga ky aktivitet, Bashkia e Gjirokastrës, do t’i drejtojë tek familjet në nevojë. Ka qenë kjo marrëveshja që është nënshkruar mes Bashkisë së Gjirokastrës dhe Fondacionit “Fryma e Shpresës” që të ardhurat e aktiviteteit të shkojnë tek familjet e vobekta gjirokastrite.

Aktiviteti i sotëm starton në orën 19:30 tek Odeoni në Bashtenë e Teqesë dhe ku pritet një pjesmarrje e lartë.

Eventi i sotëm vjen pas monodramës “Apologjia e Vërtetë o Sokratit” fundjavën që kaloi me aktorin e famshëm Mirush Kabashi ku mblodhi për herë të parë 1500 artëdashës në Odeonin Koncertor.

Për Jugunews.net kreu i Bashkisë Zamira Rami shprehet se aktivitete të tilla, përvecse kanë qëllim human, shërbejnë edhe në pasurimin e jetës kulturore dhe shpirtërore të banorëve të Gjirokastrës. Ndërkohë që sipas kryebashkiakes, muajt e verës do të jenë të pasur me aktivitete të ngjashme duke e shndërruar qytetin e gurtë në një pikë orjentuese për turistët jo vetëm për vlerat arkitekturore që janë pasuri e saj, por edhe për këto evente që janë pjesë e argëtimit dhe vecorive artistike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here