Ndahet nga jeta Gjermanja e dashuruar marrëzisht me Sarandën dhe Shqipërinë

0
144


Trishtim i thellë lajmi i ndarjes nga jeta i zonjës Silke Liria Blumbach, të kësaj qytetareje gjermane, mikes së dashuruar marrëzisht me Shqipërinë dhe shqiptarët, Sarandën dhe sarandiotet.
Shkrimtare, poete dhe gazetare me ndjeshmëri të lartë krijuese dhe artistike. Humaniste dhe veprimtare akti e e shoqërisë civile me ndjeshmëri të lartë sociale.
Ajo ka botuar një cikël artikujsh ne gazetën rajonale Dita JUG, nëpërmjet të cilëve Silke Blumbach, si një albanologe e vertete ka shprehur krejt dashurinë dhe respektin për kombin shqiptar. Në respekt dhe admirim të Shqipërisë dhe shqiptareve, Silke u vetëpagezua në emrin shqiptar LIRIA.
Për disa vjet ajo jetoi, punoi dhe krijoi në gjirin e komunitetit qytetar të Sarandës duke kontribuar me ide dhe projekte progresiste
Dheu mjaltë dhe shpirti dritë për këtë ambasadore të qytetarisë europiane në Sarandë dhe ambasadore të Sarandës në Gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here