Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar dhe komentatori i boksit, Ahmet Golemi

 

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmin e ka bërë me bije djali i tij, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se boksieri i njohur  mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

“Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”, shkruan ai.

Ai lindi më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë, ku edhe jetoi, ndërsa ka qenë kampion i boksit shqiptar, shkrimtar, gazetar dhe komentator sportiv. Mban nëntë tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion.

Golemi mbante titullin ‘Mjeshtër i Madh’, si një nga komentatorët më të mirë të boksit në vend. 

Më 7 maj të vitit 1979 Golemi u dënua me pesë vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e boksierit të famshëm Muhamed Ali.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment