Ndahet nga jeta një prej themeluesve të PD

0
152

Një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Altin Qoshja, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Ai ka qenë anëtar i Grupimit Dhjetori ’90, ndërkohë që ka mbajtur detyra të rëndësishme në PD dhe administratën publike për shumë vite. Ka qenë Endira Bushati, ajo e cila ka dhënë lajmin e hidhur. Përmes një postimi në rrjetin social, Endira Bushati shkruan se Qoshja luftoi gjatë me kurajo dhe pa humbur buzëqeshjen.

“Ndahet nga jeta, në mënyrë të parakohshme, miku ynë i dashur, Altin Qoshja… Figurë qendrore e FRPD dhe PD gjatë viteve 1997-2005…

Luftoi gjatë, me kurajo dhe pa humbur buzëqeshjen. … U prehsh në paqe Altin!”.

Gjithashtu, për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Altin Qoshes ka reaguar edhe Partia Demokratike me një mesazh ngushëllimi.

Mesazhi i PD-së

Partia Demokratike shpreh ngushëllime te sinqerta për ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh për kurajon dhe urtesine ne kohe te vështira.

27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partisë Demokratike.

Gjate lëvizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilët kundërshtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte një nga demokratet me te përkushtuar.

Me dhimbje te thelle, ngushëllojmë familjen dhe miqtë e Altinit!

I paharruar qofte mes nesh!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here