Një lajm i trishtë ka zgjuar mëngjesin e sotëm qytetin e Gjirokastrës.
Ka ndërruar jetë profesori dhe gazetari i njohur sportiv Sokrat Papadhopuli.
Me një karrierë 40 vjecare në arsim, mësimdhënës dhe inspektor në Drejtorinë Arsimore ashtu dhe komentator i shquar i jetës sportive të Gjirokastrës nga viti 1969 e ne vazhdim.
Me mbarimin e studimeve të larta për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në vitin shkollor 1967-1968 filloi punë mësues në shkollën “Koto Hoxhi” dhe pastaj në atë të mesme Industriale pa shkëputje nga puna, në Gjimnaz, shkollën 8 vjecare Lazarat dhe inspektor në Drejtorinë Arsimore të rrethit.
Ka themeluar dhe trainuar ekipin e parë të ping-pongut në shtëpinë e pionierit e më vonë të rinjtë për 20 vjet me radhë.
Sokrat Papadhopulli ka botuar dhe disa libra per historinë dhe zhvillimet e sporteve ne Gjirokastër si
“Ata ishin bedenat e sportit gjirokastrit” etj.
Si një nga figurat e njohura të qytetit të gurtë Papadhopuli do ti mungojë jo vetëm familjarëve, të afërmve por edhe të gjithë miqëve e kushdo që pati mundësi ta njihte nga afër.

Stafi i jugunews.net i shpreh ngushellimet familjareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here