Ndahet nga jeta vëllai i Diego Maradonës

0
294

Hugo Maradona, vëllai i Diego Maradonës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 52-vjeçare. Ai pësoi një atak kardiak, që i mori jetën në shtëpinë e tij në Napoli.

Ashtu si vëllai i tij Diego, Hugo filloi të luante futboll që në moshë shumë të re, madje nënshkroi me skuadrën e Napoli që në moshën 18-vjeçare, megjithëse shpejt u huazua te Ascoli.

Megjithatë Hugo nuk arriti të kishte një karrierë të suksesshme sportive si vëllai i tij dhe më pas vendosi të fokusohej në projektet për futbollin e të rinjve. Hugo ndahet nga jeta 13 muaj pas vdekjes së Diego Maradonës.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here