Ndalni lotet per teatrin, nuk kemi as shtet as Shqiperi!

0
159

Nga Erblin Jaku


Shembja e godines se Teatrit Kombetar ishte krejt e pritshme, e ditur, e pashmangshme ne vendin ku ne jetojme.
Shqiperia nuk eshte prej vitesh as shtet i se drejtes as shtet ligjor. Garanti i vetem i rendit kushtetues, Gjykata Kushtetuese, eshte shembur prej shume kohesh.
Shqiperia prej vitesh nuk eshte me Republike Parlamentare. Kuvendi nuk perfaqeson popullin as moralisht as ligjerisht. Parlamenti eshte shembur prej shume kohesh.
Drejtesia per njerezit nuk jepet me. Gjykata e Larte prej vitesh eshte shembur.
Qeveria eshte e vetmja qe nuk eshte shembur por shemb gjithcka qe i del perpara.
Opozita kur zgjohet nga gjumi ndez ndonje qiri per cdo gje qe shemb qeveria. Praktikisht edhe opozita eshte shembur.
Presidenti thjeshte arkiv i fjaleve dhe videove perveluese. Nje president qe nuk i zbatohen dekretet, pra nje president i shembur.
Pijuni lengun Vettingut, KED, KLGJ, KLP, SPAK institucione qe prej dites se pare qe kur jane krijuar ia kane dal te vrasin cdo shprese te njerezve per sadopak drejtesi.
Jetojme ne nje shtet te shembur, por qe ka pa fund godina. Sot nuk duhet te vajtojme per nje godine, duhet te vajtojme per Republiken e Shqiperise.
Ne kete vend eshte shembur shpresa dhe ajo duhet rindertuar sa me shpejt!
Rahmet paste Reforma ne Drejtesi!
Zoti i meshirofte ambasadat!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here