Nderi i Gjirokastrës për Papavangjelin & Djemtë

0
155

Këshilli Bashkiak ne Gjirokaster ka aprovuar dhënien e titullit “Nderi i qytetit” për shoqerinë “Athanas Papavangjeli dhe djemtë” me motivacionin “Për hedhjen e bazave të industrisë duke celur fabrikën e parë të përpunimit të lëkurës ne qytetin e Gjirokastrës në vitin 1927”.

Kjo fabrikë hapi rrugën e prodhimit të këpucëve në të gjithë Shqipërinë. Nipi i tij një emër i njohur në qytetin e gurtë Prof. Vasil Muka flet me krenari për të parët e tij që ditën të bëjnë histori.

Raporti i vitit 1940 për Shqipërinë që i drejtohet Mbretërisë Italiane, analizon ndër të tjera edhe situatën e importit. Në serinë e publikimeve për tregtarët e vitit 1940, vijnë emrat e tregtarëve, familjeve tregtare e kompanive që importonin artikuj të ndryshëm.

Tregtarët që ushtruan veprimtarinë në periudhën e pushtimit, do të ishin ata që do të prekeshin nga tatimi i jashtëzakonshëm e do të shpronësoheshin pas luftës. Në listë janë 200 tregtarë, familje tregtare e kompani të renditura sipas aktivitetit që ushtrojnë dhe sipas qytetit përkatës.

Në Gjirokastër të bie në sy Athanas Papavangjeli & Djemtë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here