Ndërkohë që sërborusët, Kosovës duan ti shkulin pjesë nga trupi i saj, sherr mes Rusisë dhe Norvegjisë.

0
148

Nga Urim Gjata

Ndërkohë që sërborusët, Kosovës duan ti shkulin pjese nga trupi i saj.
Sherr mes Rusisë dhe Norvegjisë:
Çmimi për gardhin e kufirit tashmë është katër milionë korona (400. 000 euro) Tani, pjesë të gardhit duhet sa më shpejtë të zhvendosen. Dhe kjo lëvizje e gardhit të kufirit shkon prej 1 deri në 15 centimetra.
Për vetëm 1 centimetër duhet të zhvendoset rrethoja milionëshe kufitare.
Si pasojë, gardhi kufitarë duhet të shtyhet deri në 15 centimetra në të mirë të Rusisë
Institucione të ndryshme në qeverinë norvegjeze kanë punuar intensivisht që të kuptojnë se çfarë ka shkuar keq – dhe se si ky gabim ndërkufitarë mund të rregullohet. Gabimi në shënimin e kufirit ka ardhë si pasojë e kushteve klimatike dhe nga lagështia e tokës.
Është zona e vetme ku kufinjtë nuk janë ndryshuar gati 400 vite (që nga Lidhja e Kalmarit).
Pasiqë filluan punimet, inxhinjerët diktuan se gardhi i lartë 3 metra e gjysmë ishte ngritur afër kufirit rus, në dëm të shtetit fqinj.
Devijimi u diktua si i tillë:
50 metrat e para të gardhit ishin 1cm afër kufirit, ndërsa 150 metra të tjera ishin gati 5cm. Policia e Qarkut të Finnmarkut vendosi që punimet të pezullohen dhe ekipi ndërtues të riparoje dëmin.
Gardhi u shemb dhe u rindërtua nga e para.
Inxhinjerët e kishin matur mirë gardhin, edhe puntorët po bënin punën sipas hartës, por gjeologët diktuan se tabani ku ishin ngritur themelet, ishte moçalorë dhe kështu, pesha e rëndë e gardhit ka bërë që të anojë në anën ruse të kufirit padashje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here