Ndërprerja e mësimit/ Ministrja Shahini jep njoftimin e rëndësishëm për maturantët

0
134

Pas mbylljes së shkollave për dy javë si pasojë e koronavirusit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, u ka rekomanduar maturantëve që të punojnë me librat e Maturës Shtetërore. Sipas saj, këta libra do t’i ndihmojnë për t’u njohur me natyrën e testeve.
Reagimi i ministres Shahini:
Për maturantët:
Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.
Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste. Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia: http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje: http://www.qsha.gov.al/…/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_hu…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here