Ndërron jetë ish presidenti grek Karolos Papulias

0
151

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare ish-presidenti grek Karolos Papulias.

Papulias ka shërbyer për dy mandate si president, në vitet 2005-2015. Gjithashtu, ai ka qenë edhe ministër i Jashtëm në vitet 1985-1989 dhe 1993-1996. Ishte anëtar i lartë i Partisë Socialiste PASOK dhe bashkëpunëtor i ngushtë liderit të saj e ish-kryeministrit Andreas Papandreu.

Papulias ka shërbyer për 26 vite si deputet i qarkut të Janinës.

Në vitin 2017, Karolos Papulias u akordua me titullin e lartë “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Gjirokastrës, për kontributin e dhënë në marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here